2011-05-23 13:25:36

Papa: bashkimi i fort evropian vetëm nëse bazohet mbi rrënjët e krishtera


Bashkimi i popujve evropianë “do të jetë më i qëndrueshëm nëse mbështetet mbi rrënjët e përbashkëta të krishtera”, ndërsa nuk mund të jetë “bashkim real” ndërmjet popujve “pa respektimin e dinjitetit të çdo personi njerëzor dhe të të drejtave të tij të patjetërsueshme”. Kështu pohoi mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë audiencës në Pallatin Apostolik së me presidentin e republikës së Maqedonisë, George Ivanov, dhe presidentin e Parlamentit të Bulgarisë, Tsetska Tsacheva, me rastin e shtegtimit të përvitshëm për festën e Shën Cirilit e Metodit,” pionierët e ungjillëzimit të Evropës – tha Papa -, personalitete që nderohet si në Lindje, po kështu edhe në Perëndim”.
“Dëshmia dhe mësimi i shën Cirilit e Metodit janë akoma aktuale si për ata që janë në shërbim të fateve të Kombeve”, pohoi Ati i Shenjtë Benedikti XVI duke folur para delegacionit maqedonas të udhëhequr nga presidenti Ivanov.
“Në pranimin e planit shpëtimprurës të Zotit – shtoi Ati i Shenjtë Racinger – popujt mund të gjejnë frymën dhe shpirtin e pajtimit e të bashkëjetesës paqësore. Nuk mund të ketë bashkim pa respektimin e dinjitetit të çdo njeriu e të të drejtave të tij të patjetërsueshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.