2011-05-23 17:15:16

Komisioni Evropian mendon rivendosjen e vizave për Maqedoninë e Serbinë


Pas një periudhe prove, Komisioni Evropian do të propozojë nesër rivendosjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilëve kanë abuzuar me sistemin e liberalizimit të qarkullimit jashtë shtetit.
Fjala është kryesisht për Maqedoninë e Serbinë, nga ku kanë qarkulluar në Evropë njerëz, të cilët kanë kërkuar më pas strehim politik në një numër vendesh të Bashkimit Evropian. Azilkërkuesit janë me etni rome e shqiptare dhe e patën detyruar ministrin belg të emigracionit të shkonte në Beograd për të shprehur shqetësimin e vendit të tij. Këta persona bëjnë kërkesë për strehim politik, pavarësisht se e dinë se nuk do t’u miratohet, pasi kështu, mund të shfrytëzojnë periudhën e pritjes së vendimit, gjatë së cilës u jepet një banesë falas dhe një shumë e vogël të hollash.
Komisarja për Punët e Brendshme evropiane, Sesilia Mallstrom do të propozojë një klauzolë sigurie për lejimin e rivendosjes së regjimit të vizave. Ambasadat po riorganizohen për të dëguar sërish konsullin në Maqedoni e Serbi. Regjim të ngjashëm qarkullimi në Bashkimin Evropian kanë edhe Shqipëria, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina.







All the contents on this site are copyrighted ©.