2011-05-23 17:14:47

Fillon turneu i Obamës në Evropë. Etapa e parë në Irlandë


Presidenti amerikan Barak Obama shkoi sot në Irlandë, etapa e parë e turneut të tij në Evropë. Para se të largohej nga Uashingtoni, Obama foli sërish për Lindjen e Mesme, duke kërkuar që Izraeli të ulet në tryezën e bisedimeve me palestinezët dhe të pranojë kthimin në kufijtë e vitit 1967. Edhe sot, gjatë vizitës në Irlandë, ku u takua me autoritetet më të larta të vendit, presidenti amerikan foli për Dublinin si shembull e model paqeje për t’u ndjekur nga vendet e tjera. Obama shkoi të shohë edhe fshatin Manigal, nga ku vjen katragjyshi i tij. Nesër, presidenti amerikan do të niset për në Londër, ku po pritet me masa tejet të rrepta sigurie. Gjatë turneut të tij evropian, Obama do të shkojë edhe në Dëvil të Francës për mbledhjen e G8-ës dhe në Varshavë të Polonisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.