2011-05-21 18:58:44

Papa Universitetit katolik: vizioni i krishterë nuk i kundërvihet shkencës e fitoreve të gjenisë njerëzore.


(21.05.2011 RV)“Universiteti katolik është i thirrur të jetë vend, ku hapen të gjitha rrugët e dijes, ku edukohet pasioni për të vërtetën e nis interesimi për historinë e njeriut, tipik për përshpirtërinë e krishterë. Këtë pohoi Papa, duke pritur sot paradite në Sallën e Palit VI, në Vatikan, drejtuesit, pedagogët e studentët e Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit, themeluar 90 vjet më parë, me nismën e Institutit Gjuzepe Toniolo e falë intuitës së atë Agostino Gjemelit.RealAudioMP3
Gjatë fjalimit drejtuar të pranishmëve, Benedikti XVI theksoi edhe një herë me forcë, se feja e kultura lidhen në mënyrë të pazgjidhshme e se përmasa fetare nuk mund të mbyllet në sferën private, sepse pa fenë, njeriu nuk mund të arrijë kurrë tek e vërteta e plotë e as tek zhvillimi i mirëfilltë. Pa fe, kultura bie në relativizëm, në tundimin për t’i përdorur zbulimet shkencore si mjete, në shërbim të pushtetit, jo të njeriut. Por, theksoi Papa, horizonti që frymëzon punën universitare, mund e duhet të jetë pasioni i vërtetë për njeriun. Shkenca zhvillohet si kultivuese e rojtare e universit, vetëm në shërbim të njeriut:
“Kjo është detyra jonë, posaçërisht në kohë krize: historia e kulturës dëshmon se në dritën e fesë së krishterë, dinjiteti i njeriut njihet në mënyrë vërtet të plotë e të gjithanshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.