2011-05-21 19:00:01

Lumnohet themeluesja e Motrave Françeskane Spitalore të Zojës së Papërlyer


U kremtua dje në Lisbonë të Portugalisë, liturgjia e Lumnimit të Nënë Maria Kiara e Krishtit Fëmijë, themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane Spitalore të Zojës së Papërlyer. Ati i Shenjtë u përfaqësua nga Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Anxhelo Amato.
E Lumja e re ia kushtoi krejtësisht jetën të varfërve dhe nevojtarëve, duke hapur shtëpi pritjeje, ndihme e edukimi, kopshte, shkolla, spitale e mensa për të uriturit. Me një punë të palodhur ungjillëzuese, i çoi motrat e veta në Angola, në Indi, në Guinea Bisau e në Kepin e Gjelbër. Themeloi mëse 140 vepra e pranoi në Kongregatë mëse njëmijë rregulltare. Vdiq në Lisbonë, më 1 dhjetor 1899. Që atëherë gëzonte famën e shenjtërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.