2011-05-20 17:49:50

Nesër, Papa do të lidhet me Stacionin kozmik ndërkombëtar.


(20.05.2011 RV)Nesër Benedikti XVI do të lidhet me Stacionin kozmik ndërkombëtar, me rastin e misionit të fundit të Shuttle Endeavour. Lidhja, me rrugë satelitore, do të realizohet duke nisur nga ora 13.11 e do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, falë Nasa-s dhe Agjencisë Kozmike Evropiane; në streaming të kanalit të internetit të Radio Vatikanit () dhe në Qendrën Televizive të Vatikanit. Papa do t’u drejtohet astronautëve të pranishëm në Stacionin kozmik, ndërmjet të cilëve, italiani Paolo Nespoli e Roberto Vittori, që kanë me vete medaljen e argjendit, dhuratë e Benediktit XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.