2011-05-20 17:52:24

Mitingu i Riminit u paraqit dje në Pallatin e Qelqit.


Për herë të parë në historinë e tij, Mitingu i Riminit për miqësinë ndërmjet popujve, paraqitet në Pallatin e Qelqit, në Nju Jork. Në shtëpinë e familjes së madhe të popujve, Mitingu dha dëshminë e gjallë të dialogut të hapur, plot respekt, ndërmjet njerëzve të etnive, kulturave e feve të ndryshme, duke treguar sa e frytshme është bashkëjetesa e harmonishme e popujve, që luftojnë për paqen. Paraqitja, jo e zakonshme, u organizua në Bashkëpunim me përfaqësinë e Përhershme të Italisë. Folën ambasadori, Çezar Maria Ragalini; kryetarja e Mitingut, Emilia Guarnieri; Jozef Veiler, jurist, pedagog në Universitetin e Nju Jorkut dhe Vael Faruk, pedagog në Kairo, themelues i “Mitingut Kairo”.







All the contents on this site are copyrighted ©.