2011-05-20 17:55:14

Indi: të krishterët i shqetësojnë direktivat e qeverisë në web: kufizojnë lirinë fetare


Të krishterët e Indisë i pritën me shqetësim vijat drejtuese të botuara nga Departamenti për Informacionin e Teknologjinë, që imponojnë një sërë kufizimesh në përdorimin e internetit. Ndërmjet tjerash, autorizojnë qeverinë të mbyllin, brenda 36 orëve e pa asnjë shpjegim, kanalet që, sipas tyre, përmbajnë mesazhe blafeme, të cilat nxisin urrejtjen ose sektarizmin etnik, shkelin normat e komunikimit, kërcënojnë unitetin dhe rendin publik. Qeveria i përligj masat, duke theksuar se kanë të bëjnë me sigurinë. Përligjje që nuk i bind, ndërmjet tjerësh, të krishterët, të cilët druhen se këto vija do të përdoren pikërisht kundër pakicave fetare, duke e kufizuar më tej lirinë e tyre të besimit. Për këtë, mjafton të kujtosh faktin se normativat janë krejt të përgjithshme e i lënë shteg të lirë interpretimeve arbitrare. Blasfemia bëhet, kështu, burim për sulme kundër pakicave, siç po ndodh prej kohe në shumë vende të botës islamike.








All the contents on this site are copyrighted ©.