2011-05-20 17:52:46

Egjipt: ligje të reja për vendet e kultit, të barabarta për të gjithë.


(20.05.2011 RV)Dy ligje të reja: një për ndërtimin dhe meremetimin e vendeve të kultit, i njëllojtë për të gjithë: myslimanë, të krishterë e hebrenj; e tjetri, për t’iu kundërvënë diskriminimit dhe nxitjes së urrejtjes fetare. Njoftimin e dha pak ditë më parë qeveria egjiptiane, në përfundim të një takimi, në të cilin morën pjesë kryeministri Essam Sharaf dhe përfaqësuesit kryesorë të Këshillit të Ministrave. Për të hartuar ligjet, bocat të cilave do të paraqiten pas një muaji, u vendos që në gjrin e Këshillit të Ministrave, të krijohet Komisioni i drejtësisë kombëtare. Me këtë vendim, shkruhet në gazetën vatikanase L’Osservatore Romano, qeveria ka për qëllim t’i kundërvihet të gjithë atyre që do t’i fryjnë zjarrit të urrejtjes, të diskriminimit e të sektarizmit fetar, duke ripohuar me forcë e me fakte, se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.








All the contents on this site are copyrighted ©.