U paraqit në Romë, libri “Splendor Veritatis”, përmbledhje e 14 enciklikave të Papës
Vojtila
(18.05.2011 RV)Sot pasdite, u paraqit në Konservatorin e Shën Çeçiles në Romë,
libri “Splendor Veritatis”, përmbledhje e 14 enciklikave të Papës Gjon Pali II, me
hyrjen e shkruar nga Benedikti XVI dhe me biografinë, nga kardinali Stanislau Xhivish,
sekretar personal i të Lumit. Një mënyrë tjetër kjo, për të kujtuar ditëlindjen e
Atit të Shenjtë. Në paraqitjen e librit, i cili është i ndarë në tri vëllime, morën
pjesë kardinali Xhovani Batista Re, ish-sekretar i shtetit në kohën e Vojtilës, Hoakin
Navarro-Valls, zëdhënësi i tij dhe personalitete të tjera të Kishës Katolike e të
botës së kulturës. Libri është botuar nga “Treves editore”, me shënimet e jezuitit,
atë Eduard G. Farrugja, pedagog i Dogmatikës Patristike në Institutin Papnor Oriental
të Romës.