2011-05-18 17:33:54

Sot i Lumi Gjon Pali II mbushi 91 vjeç.


(18.05.2011 RV)Karol Vojtila lindi në Vadovice (Poloni) më 18 maj 1920 në familjen e Karol Vojtilës dhe Emilia Kacorovskas. U shugurua meshtar në Krakovi më 1 nëntor 1946, ndërsa ipeshkëv, më 28 shtator 1958. Ishte kryeipeshkëv i Krakovisë më 13 janar 1964, kur u krijua kardinal nga Papa Pali VI në Koncistorin e 26 qershorit 1967. Pas zgjedhjes në papni, më 16 tetor 1978, Gjon Pali II e filloi ministerin e bariut universal të Kishës katolike më 22 tetor të të njëjtit vit.
Menjëherë pas vdekjes, më 2 prill 2005, nisi procesi dioqezan i lumnimit. U shpall i lum nga Benedikti XVI, më 1 maj 2011.







All the contents on this site are copyrighted ©.