2011-05-18 17:47:51

Obama konfirmon ndërmjetësimin amerikan në procesin e paqes në Lindjen e Mesme


(18.05.2011 RV)Pak ditë pas dorëheqjes së papritur të Xhorxh Miçëllit, të dërguarit të veçantë amerikan për Lindjen e Mesme, presidenti Obama konfirmon rolin e SHBA-ve si ndërmjetësues në krizën izraelito-palestineze. Dje, kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke pritur në Uashington mbretin Abdallah të Jordanisë, përvijoi strategjinë diplomatike të së ardhmes, të cilën do ta paraqesë nesër, në kuadrin e një plani të ri për paqen. Ndërkaq, në frontin plaestinez, presidenti Abu Mazen i kërkoi OKB-së të njohë shtetin e Palestinës, gjatë mbledhjes së ardhshme në shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.