2011-05-17 16:36:07

Zëra për varr të përbashkët në Siri


(17.05.2011 RV)Mijëra vetë manifestuan gjatë natës së djeshme, në periferi të Damaskut, kundër regjimit sirian të Bashar al-Asadit. Preteksti qe funerali i një të riu, vrarë në ndeshjet me policinë, para disa ditësh. Ndërkaq, në Daraa, vatër e protestave, qarkulloi lajmi për një varr të përbashkët, por Ministria e Brendshme e përgënjeshtroi. Autoritet u lejojnë qytetarëve të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për dy orë në ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.