2011-05-16 19:21:06

Palestinezët në zi pas viktimave të ditës së “Naqba”-së


(16.05.2011 RV)Izraeli vendosi sot të zgjasë edhe për 24 orë të tjera mbylljen e kufirit me Çisjordaninë e të mbajë forcat e rendit në lartësitë e Golanit e në Jeruzalemin lindor. Kjo, pas problemeve të djeshme në kufi me Libanin, gjatë ditës së “Naqba”-së, me të cilën palestinezët kujtojnë lindjen e shtetit hebraik, quajtur me një fjalë kuptimplote: katastrofë.
Bilanci është i rëndë. Ushtria izraelite vrau së paku 20 manifestues, që përpiqeshin të largoheshin nga Siria e nga Libani. Palestinezët në Liban shpallën sot një ditë zie. Analistët mendojnë se ka lidhje ndërmjet këtyre ndeshjeve dhe destabilizimit të sjellë nga e ashtuquajtura “pranverë arabe” në të gjithë rajonin.








All the contents on this site are copyrighted ©.