2011-05-14 17:27:00

Problematikat e jetës rregulltare në Shqipëri në Konferencën e Eprorëve të Lartë


Përfundoi në Tiranë Konferenca Shqiptare e Eprorëve të Lartë, e cila i zhvilloi punimet të premten e të shtunën. Rregulltarë nga e gjithë Shqipëria diskutuan për çështje të rëndësishme për jetën e tyre në vend. Relacionin e përgjithshëm e mbajti presidenti i Konferencës, atë Gjovani Peraxhine, epror i barnabitëve në Milot. Më pas, ipeshkvi ndihmës i Tiranë-Durrësit, imzot Xhorxh Frendo foli mbi jetën e shuguruar si profeci për Kishën dhe shoqërinë në Shqipëri. Tema të tjera interesante ishin “Rrënjët kulturore dhe fetare të Shqipërisë”, hulumtuar nga arkeologia Lida Miraj; “Histori e traditë”, kumtesë e mbajtur nga don Gjergj Meta; si edhe “problematikat dhe perspektivat e pranisë së rregulltarëve në Shqipëri”, rezultat i punës në grupe dhe i shkëmbimeve në asamble. Kremtimi eukaristik ishte çast tjetër i rëndësishëm i dy ditëve të konferencës.







All the contents on this site are copyrighted ©.