Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të Pashkëve ‘A’
Ja përseri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj
radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës
së Zotit të dielës së 4-të të Pashkëve, ciklit të parë sipas kalendarit kishtar. Në
këtë të diele të Pashkëve, Jezu Krishti i Ngjallur na paraqitet në takim me fytyrën
e Bariut të mirë. Ky imazhë, kaq i dashur për dëftimin (zbulimin) biblik, shpreh përkushtimin
e Zotit ndaj nesh. Nëse Zoti është bariu ynë, ne jemi grigja e tij. Në librin biblik
të Daljes (Dl 19,5) lexojmë: “Tani, nëse do të ma dëgjoni zëri tim e do ta ruani
dhe mbani Besëlidhjen time, ndër të gjithë popujt, ju do të jeni për prona ime e veçantë”. Fjalën
hebraike segullah që do të thotë “pronë”, mund ta përkthejmë edhe me fjalën “grigjë”.
Izraeli, para besëlidhjes solemne në Sinaj, është pranuar e njohur si grigjë e Zotit,
e mira e tij e patjersueshme ( e tillë është grigja për bariun). Segullah pastaj ngusht
e lidhur me fjalën akadike sikiltu, që do të thotë thesar i çmueshëm i Zotit. Prandaj
kur Jezusi pohon: “Unë jam bariu i mirë” (Gjn 10.11), jo vetëm mishëron përkushtimin
e Hyjit Atë ndaj popullit, por shpall çdo njeri si pasuri të çmueshme të Atit Qiellor,
si e mirë tejet e çmueshme e Tij. Jezusi nënvizon edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm
të fjalës “bari”, kualifikimin i “mirë” (kalos). Fjala greke kalos nuk do të thotë
vetëm i “mirë” (cilësi morale) por edhe i “drejtë”, i “përshtatshëm”. Jezusi është
pra bariu i drejtë, që realizon në vete dhe rreth vetes përhap dashurinë e butë e
përdëllyese të Atit Qiellor; një dashuri që dhuron jetën deri në vdekje. Ja se pse
kalos përkthehet edhe me epitetin tjetër i “bukur”. Krishti është “i bukur” sepse
është mishërimi i shkelqyeshëm i dashurisë dhuruese të Atit Hyjnor. Ungjilli i
sotëm në pjesën e parë paraqet (Gjn 10,1-5) kontrastin – kundërshtimin (kundërshtinë)
ndërmjey ikonës (figurës) së Jezusit Bariut të mirë dhe tri tipologjive negative të
barinjve: hajdutit (vjedhësit), cubit (banditit) e të huajit (armikut). Kush janë
këta? Janë ata që keqpërdorin pushtetin e postin e tyre në dëmë tè grigjes që u është
besuar atyre. Prandaj edhe quhet vjedhës, sepse vjedhin me dinakëri e me mashtrim;
pastaj cubat, sepse duke vjedhë përdorin dhunën; së fundi të huajtë apo armiqtë, sepse
nuk vendosin marrëdhënien jetike me delet. E mbi këtë aspekt të fundit inziston
Jezusi, duke pohuar se ndërmjet tij e deleve ekziston një marrëdhënie tejet e veçantë,
ekziston bashkimi i jetës, pjesëmarrje në Jetën e vërtetë e të përjetshme në Zotin. Në
pjesën e dytë të Ungjillit të sotëm (Gjn 10,6-10) kemi një tjetër imazh apo figurë,
atë të derës. Jezusi do të thotë për veten: “Unë jam porta e deleve” ( Gj 10,7). Të
hysh e të dalesh Ndërsa Jezusi i bënë këto dëftime të forta hyjnore është duke
shikuar drejt Portës së deleve, që mundësonte hyrjen e besimtarëve në tempull të Zotit.
Duke e shpallur veten “Derë të deleve” pohon se Ai vet është tempulli i ri (Gjn 2,13-22),
ndërmjetësuesi i domosdoshëm për të takuar Zotin. Nga kjo burojnë tri fryte.
“ Nëse ndokush hyn përmes meje, do të shpëtohet”. Kush e zgjedh Krishtin e përcaktohet
për Të, e gjenë jetëne vërtetë sepse lirohet nga trysnia (shtypja)e vdekjes (fryti
i parë). Më tutje, “do të hyjë e do të dalë”. Dy fjalët “të hysh” e “të dalesh” përfaqësojnë
dy polet e skajshme të jetës, një dalje nga bota për të hyr në Mbretërinë e Zotit.
Prandaj këto dy pole përfaqësojnë tërësinë e jetës. Besimtari që e ka pranuar
Krishtin në zemër, e ndjek Atë gjatë tërë ekzikstencës së tij tokësore (fryti i dytë).
Në Të, pra, di të gjej kullotat (ushqimin): “ E do të gjejë kullosë” (Gjn 10,9). Të
gjesh kullosë apo ushqim do të thotë të mos vuash më nga uria, as nga etja (Gj6,35).
Jezu Krishti e plotëson e shuan çdo pritje të zemrës së njeriut (fryti i tretë). Dera
përfaqëson kalimin nga një sferë në tjetrën, nga ajo tokësore në atë qiellore, nga
ajo njerëzore në atë hyjnore, nga ajo private në atë publike, nga familja në Kishë,
nga Kisha në shoqëri. Duke u identifikuar me portën, Jezusi jo vetëm që paraqitet
porsi i vetmi ndërmjetësues i Zotit, sikur thash, por edhe si vend kalimi apo shtegu
i vërtet, përmes të cilit njeriu mund të vijë në kontakt me vetveten. Eshtë e njohur
ngjarja e poetit italian Francesco Petrarca, i cili, në prill të vitit 1336, ndërsa
ngjitej kodrës Monte Ventoso, në Provancë, arrini në maje e duke admiruar pejsazhin
e bukurive natyrore, hapi veprën e shën Agostinit “Rrëfimet”, që e mbante përherë
me vete.Shiki tij bie në një faqe e pikërisht mbi fjalët: “E njerëzit shkojnë për
t’i admiruar bjeshkët e larta e valët e mëdha të detit e shtetërit e gjerë të lumenjve
e madhështinë e oqeaneve e lëvizjen e mahnitshme të ujëve; e nuk kujdesen për vetveten”
(X,8,15). I befasuar, tregojnë butimet, i mbylli sytë e u zhytë në meditim dhe filloj
të zbret poshtë në heshtje. Mrekullimi i poetit të Arezzos, lind nga fakti se njeriu
do të donte të njihte deri edhe sekretin (misterin) e gjithësisë, ndërsa e injoron
(lë anash e nuk e njeh) thellësinë e shpirtit të vet. E kush ia zbulon plotësisht
njeriut njeriut, do të thotë veten, është pikërisht Jezu Krishti, sikur reciton dokumenti
i Koncilit të II të Vatikanit, “Gëzim e Shpresë “ - Gaudium et Spes në numrin 22 .
Liturgjia e Fjalës Leximi i parë
(Vap 2, 14.36-41) Pjetri, duke u nisur nga Shkrimet e Shenjta që të
gjithë dëgjuesit i njihnin, shpjegon se si këto fjalë biblike janë realizuar në jetën,
vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, i cili është Mesia i vërtetë i shumëpritur prej
shekujsh. Në fund ai fton të pranishmit që të marrin një vendim të ri për jetën e
tyre, duke pranuar pagëzimin në emër të Jezusit.
Lexim prej Veprave
të Apostujve Ditën e Rrëshajëve Pjetri bashkë me të njëmbëdhjetët u çua në
këmbë, e ngriti zërin dhe tha: “Burra judeas dhe ju të gjithë që banoni në Jerusalem,
mirë ta dini këtë gjë e me kujdes dëgjoni fjalët e mia! Le ta dijë, pra, pa farë
dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri
Zotëri e Mesi.” Kur i dëgjuan këto fjalë, u tronditën në zemër dhe i thanë Pjetrit
e apostujve tjerë: “Çka duhet të bëjmë ne, o vëllezër?” Pjetri u dha përgjegj:
“Kthehuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit që t’ju falen
mëkatet e atëherë do ta merrni dhuratë – Shpirtin Shenjt. Sepse ky Premtim u bë për
ju, për fëmijët tuaj e për të gjithë ata prej së largu, të gjithë ata që Zotëria,
Hyji ynë, do t’i thërrasë.” Por edhe me shumë fjalë të tjera prore i përbente
dhe i nxiste duke thënë: “Shpëtohuni nga kjo brezni e mbrapshtë!” Ata që e pranuan
fjalën e tij, u pagëzuan e kështu, atë ditë u kthyen rreth tri mijë vetë. Fjala
e Zotit Psalmi 23 (22) Ref: Zoti është bariu im, asgjë
nuk më mungon. ______________ Nëpër fusha të gjelbra Ai më jep pushim, më
prin në ujëra të qeta, shpirtin ma përtërin. Ai më prin shtigjeve të drejta në
saje të dashurisë së Emrit të vet. ______________
Po edhe në kalofsha nëpër
luginën e hijes së vdekjes, s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua: thupra
jote dhe kërraba për mua janë ngushëllim. ______________ Ti ma shtron tryezën
përpara Ndër sy të armiqve të mi, me vaj erëmirë kryet ma lyen, gotën ma
mbush plot e përplot. ______________ Hiri dhe mirësia do të më përcjellin në
të gjitha ditët e jetës sime, do të banoj në shtëpinë e Zotit derisa të jem
gjallë. ______________
Leximi i dytë (1 Pjt 2, 20-25) Kush
lufton me të vërtetë për drejtësinë dhe për të vërtetën nuk duhet të presë komplimente.
Mëkati i botës është pikërisht ky: të refuzojë atë që bën të mirën. Nëse dikush zbulon
një të keqe që mbahet e fshehtë, në mënyrë të paevitueshme e keqja, e goditur që në
rrënjë, hakmerret dhe vret. Ky qe fati i Krishtit i parathënë nga profeti Isaia. Lexim
prej Letrës së parë të shën Pjetrit apostull Fort të dashur, çfarë lumturie
veç se të ndëshkuar pse mëkatuat, jeni të durueshëm? Porse, është krejtësisht ndryshe,
nëse, duke bërë mirë pësoni dhe me duresë i mbarni të vështirat: kjo është hir para
Hyjit. Përnjëmend për këtë edhe qetë thirrur; sepse edhe Krishti pësoi për ju duke
ju lënë shembullin që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija: Ai që mëkat nuk bëri dhe
në buzët e tija nuk u gjet gënjim, Ai që i fyer, nuk hakmerrej me fyrje dhe, i salvuar,
nuk kërcënohej, por ia lëshonte çështjen e vet Atij që gjykon me drejtësi. Ai
në trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, që, të vdekur për mëkate,
të jetojmë për drejtësi: me vërragët e të cilit jeni shëruar. Ishit po, si delet e
tretura, por tani u kthyet te Bariu e Rojësi i shpirtrave tuaj. Fjala e Zotit
ALELUJA, Aleluja. Unë jam Bariu i mirë, thotë Zoti:
i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua. Aleluja. VUngjilli (Gjn
10, 1-10) Populli i Izraelit priste një Mesi Bari, i cili do të kishte
kuruar delen e plagosur. Jezusi është bariu i vërtetë, që hyn nga dera dhe delet e
njohin. Jezusi është dera: për të gjetur shpëtim është e nevojshme të kalohet nëpërmjet
tij, të dëgjohet, të besohet në fjalën e tij, të ndiqet.
Leximi i Ungjillit
shenjt sipas Gjonit Në atë kohë, Jezusi tha: “Për të vërtetë, për të vërtetë,
po ju them: ai që në vathë të deleve nuk hyn nëpër derë, por tjetërkah kërcen brenda,
ai është vjedhës dhe cub. Ai që hyn nëpër derë, ai është bariu i deleve. Atij
derëtari i çel derën e delet e dëgjojnë zërin e tij. Ai i thërret delet e veta me
emër dhe u prin përjashta. E kur i qet përjashta të gjitha delet e veta, u prin dhe
delet i shkojnë mbas, sepse e njohin zërin e tij. Pas të huajit nuk do të shkojnë
me siguri, por do të ikin, sepse nuk e njohin zërin e të huajit.” Jezusi u tregoi
këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk e morën vesh ç’deshi t’u thotë me të. Prandaj Jezusi
u tha përsëri: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: unë jam dera e dhenve. Të gjithë
ata që erdhën para meje janë vjedhës dhe cuba; porse delet nuk i dëgjuan. Unë jam
dera: kush hyn nëpër mua, do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë dhe do të gjejë
kullosë. Vjedhësi s’vjen për tjetër, por për të vjedhur, për të prerë e për të bërë
dëm. Unë erdha që delet ta kenë jetën e ta kenë me plotësi.” Fjala e ZotitMë
tepër mbi Liturgjinë e Fjalës së Zotit mund të dëgjoni këtu....