2011-05-13 18:06:28

U botua Udhëzimi “Universæ Ecclesiæ”, për zbatimin e “Summorum Pontificum” mbi liturgjinë.


(13.05.2011 RV)Sot Komisioni Papnor ‘Ecclesia Dei” botoi Udhëzimin “Universæ Ecclesiæ”.
Sipas njoftimit, Udhëzuesi ka për qëllim të disiplinojë zbatimin e Letrës Apostolike në formë Motu Proprio “Summorum Pontificum” mbi liturgjinë parakonciliare, duke e pajisur Kishën me një sërë normash, për të rregulluar kremtimin e Meshës në gjuhën latine, sipas ritit në fuqi qysh nga viti 1962, që edhe sot e kësaj dite shikohet si pasuri e liturgjisë romake.
Famullitarët dhe meshtarët porositen t’u përgjigjen kërkesave të besimtarëve, që dëshirojnë ta ndjekin Meshën sipas ritit të lashtë të Shën Piut V, duke u pajisur me të gjitha udhëzimet e nevojshme për këtë kremtim. Natyrisht, një rikthim në kremtimin e Meshës në gjuhën latine, kërkon që meshtarët ta studiojnë e ta zotërojnë mirë këtë gjuhë që, në fund të fundit, ka qenë e është gjithnjë gjuhë kryesore e Kishës Katolike.
Kujtojmë se të hënën, më 16 maj, gjithnjë Salla e Shtypit, do të botojë një Letër Qarkore të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, shkruar për të ndihmuar konferencat ipeshkvnore në përgatitjen e vijave udhëheqëse për trajtimin e rasteve të shpërdorimeve seksuale të të miturve, nga ana e anëtarëve të klerit.







All the contents on this site are copyrighted ©.