2011-05-13 18:06:45

Emërohen sekretari e zevendës-sekretari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të ri.


(13.05.2011 RV) Papa emëroi sot dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të imzot Rino Fizikelës, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, dikaster i ngritur në tetorin e kaluar. Janë: imzot José Octavio Ruiz Arenas, 66 vjeç, kolumbian, kryeipeshkëv nderi i Vilaviçençios, deri më sot zevendës-kryetar i Komisionit për Amerikën Latine, emëruar sekretar i dikasterit të ri dhe imzot Graham Bell, 47 vjeç, skocez, deri tani Sekretar i Akademisë për Jetën, emëruar zevendës-sekretar i të njëjtit Këshill Papnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.