2011-05-13 18:05:25

Benedikti XVI: joshja e vërtetë e seksualitetit lind prej madhështisë së horizonteve të hapura nga dashuria e Zotit.


(13.05.2011 RV)Joshja e vërtetë e seksualitetit lind prej madhështisë së horizonteve të hapura nga dashuria e Zotit: në këtë perspektivë, korpi e shpirti nuk i kundërvihen njëri-tjetrit: këtë theksoi sot Papa, duke pritur në audiencë pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Instituti Papnor Gjon Pali II, kushtuar studimeve për martesën dhe familjen, themeluar 30 vjet më parë nga Papa Vojtila.
Benedikti XVI i porositi të pranishmit, të bashkërendojnë teologjinë e trupit, me atë të dashurisë, për të gjetur unitetin e udhës, në të cilën duhet të ecë njeriu. E për ta vërtetuar pohimin e tij, Benedikti XVI kujtoi trupat e lakuriqtë, pikturuar nga Mikelanxhelo: “trupa, në të cilët banon drita, jeta, shkëlqimi”. Artisti i madh deshi të tregojë, kështu, se brenda trupave tanë fshihet një mister; se në çdo trup shfaqet e vepron shpirti. Në planin e Zotit nuk ka kundërvënie ndërmjet trupit e shpirtit. Në zanafillë, para rënies në mëkat, trupat e Adamit e të Evës, vijoi Papa, ishin në harmoni të përkryer. Eros do të thotë të marrësh dashuri nga Zoti, për të mundur, pastaj, ta dhurosh përsëri. Nis, kështu, një jetë e re, jeta e dy njerëzve, që bëhen një trup i vetëm:
“Joshja e vërtetë e seksualitetit lind prej madhështisë së horizonteve të hapura nga dashuria e Zotit: shkrirja e dy trupave në një të vetëm, kthehet, pastaj, në bashkim për gjithë jetën, derisa burrë e grua bëhen një trup e një shpirt i vetëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.