2011-05-12 17:11:01

Takimi i Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Shqipërisë.


Në datat 10 dhe 11 maj u mbajt në Tiranë Asemblea plenare e Ipeshkëvinjëve të Shqipërisë në selinë e Konferencës Ipeshkëvore. Gjatë punimeve ipeshëvinjtë diskutuan çështje më rëndësi për Kishën Katolike në Shqipëri.
Ndër të tjera ishte mbledhja e Kryetarëve të Konferencave Ipeshkëvore të Europës në Tiranë më 29 shtator – 2 tetor 2011 që është një gjarje e madhe jo vetëm për Kishën katolike, por edhe për vendin.
Dekremtimi i Universitetit Katolik. Pasi u panë statutet i takon tani Ipeshkëvit ordinar, pra Imzot Mirditës që të dekretojë ngritjen e këtij Universiteti i cili deri tani njihet si Universiteti Zoja e Këshillit të mirë.
Edhe çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave ka zënë një vend të rëndësishëm në diskutime. Ende vazhdon ky problem dhe një grup pune i posaçëm po punon dhe do punojë për këtë çështje.
Regjistrimi i popullsisë që ka qenë një çështje shumë e debatuar edhe në media këto kohët e fundit. Ipeshkëvinjtë katolikë janë të mendimit se ky rregjistrim që duhet të zhvillohet në Shqipëri të jetë sipas standarteve europiane. Ata janë të njëzëri për faktin që prej të vërtetës nuk kemi pse të frikësohemi në mënyrë të veçantë lidhur me identitetinn tonë kombëtar dhe fetar.
Meshari romak është përkthyer tashmë në gjuhën shqipe dhe KISH ka marrë vendimin që të jepet për përdorim një periudhë të caktuar ad experimentum meshtarëve dhe shtëpive rregulltare në mënyrë që të jepen edhe sygjerimet e mundshme. Në këtë linjë është folur edhe për Katekizmin e Kishës Katolike. Meqenëse viti 2012 përkon me 20 vjetorin e botimit të KKK atëherë do të ishte bukur të kishim edhe botimin në shqip.
Viti 2013 është edhe 1700 vjetori I lirisë fetare të shpallur nga Kostandini. Një grup pune është ngritur për këtë rast meqenëse kjo liri ka prekur nga afër edhe trojet në të cilat sot banojnë shqiptarët si pasardhës të ilirëve.
Gjithashtu janë shqyrtuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me fushën baritore dhe sociale të Kishës Katolike në Shqipëri.
Te degjojme zedhenesin dom Gjergj Meten nga Tirana.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.