2011-05-12 15:50:26

Papa B’nai B’rith International: hebrenj e të krishterë, për një botë më të mirë!


(12.05.2011 RV)Hebrenj e të krishterë mund të kontribuojnë së bashku për të mirën e njerëzimit e t’i përgjigjen sfidave të shoqërisë aktuale. Këtë pohoi Benedikti XVI, duke takuar, sot paradite, një delegacion të B’nai B’rith International, organizatë hebraike, themeluar në Nju Jork, në vitin 1843, që lufton, kryesisht, kundër racizmit e antisemitizmit:
"There are many ways in wich Jews and Christians can cooperate…"
Të shumta janë udhët e bashkëpunimit ndërmjet hebrenjve e të krishterëve, për ndërtimin e një bote më të drejtë, në përkim me vullnetin e Zotit, për të mirën e mbarë njerëzimit. Mendja të shkon menjëherë tek veprimtaritë konkrete të dashurisë e të shërbimit ndaj të varfërve, por një nga gjërat kryesore, që hebrenjtë e të krishterët mund ta bëjnë së bashku, është të japin dëshminë e njëzëshme të fesë, me bindjen se çdo burrë e çdo grua janë krijuar sipas shembëllytyrës së Zotit e prej këndej, kanë dinjitet të pacënueshëm”.
"This conviction remains the most secure basis…"
Kjo bindje mbetet themeli më i sigurtë për impenjimin e të gjithëve në mbrojtjen e në promovimin e të drejtave të njeriut. Në vijim, duke kujtuar takimin e Komitetit Ndërkombëtar të Lidhjes së katolikëve me hebrenjtë, mbajtur nga fundi i shkurtit, në Paris, Papa nënvizoi se u pohua dëshira e të dyja palëve për të bashkuar përpjekjet e për të përballuar së bashku sfidat e pafundme të një bote, që ndryshon me shpejtësi të rrufeshme, si dhe detyrën fetare të luftës kundër varfërisë, padrejtësisë, diskriminimit e mohimit të të drejtave universale. Ati i Shenjtë kujtoi edhe se në një takim të kohëve të fundit, mbajtur në mars, në Jeruzalem, me pjesëmarrjen e delegacionit të Rabinatit të Madh të Izraelit dhe të Komisionit të Selisë së Shenjtë për marrëdhëniet ndërfetare me hebraizmin, theksi u vu mbi nevojën e thellimit të mirëkuptimit, lidhur me rolin që mund të luajë feja në jetën e shoqërive bashkëkohore, me bindjen se feja është e aftë të korrigjojë vizionin pastërtisht horizontal, pa Zot, e, si pasojë, të papërsosur, të njeriut e të bashkëjetesës. Ati i Shenjtë i ftoi të pranishmit të punojnë për kapërcimin e këtij vizioni material e për rizgjimin e jetës shpirtërore të njeriut”.
"The life and work of all believers should bear constant witness…"
Besimtarët, me jetën e punën e tyre, duhet të japin dëshmi të përhershme të besimit në Zotin, të mbështeten mbi realitetet e padukshme, që janë jashtë nesh e të mishërojnë bindjen se mbi ne është një Provani e mëshirshme, në duart e së cilës janë fatet tona e të historisë sonë. Prandaj nuk është për t’u trembur, sado e vështirë e kërcënuese të duket rruga, në të cilën ecën njeriu. Zoti, duke folur me gojën e Jeremisë Profet, na siguron: “Unë i njoh mirë planet, që kam bërë për ju; plane paqeje, jo mjerimi, për t’ju siguruar një ardhmëri plot me shpresë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.