2011-05-12 15:50:48

Marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë e Urdhrit Sovran të Maltës


Këshilli i Ministrave të Shqipërisë dhe Urdhri Sovran i Maltës nënshkruan marrëveshje bilaterale në fushën postare. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shërbimit postar u bë me datën 10 maj në Kancelarinë e Urdhrit të Maltës nga Ambasadori i Shqipërisë pranë Vatikanit dhe Urdhrit të Maltës, shkëlqesia e tij Rrol Logu dhe nga ministri i financave të Urdhrit Sovran të Maltës, shkëlqesia e tij Gianluca Chiavari. Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e Urdhrit të Maltës datojnë që nga viti 1994. Ambasadori i parë shqiptar pranë këtij urdhri është Rrok Logu, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit shpjegon më hollësisht marrëveshjen e lartpërmendur. Ta dëgjojmë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.