2011-05-11 18:35:04

Salla vatikanase e Shtypit do të botojë dy dokumente mbi zbatimin e “Summorum Pontificum” dhe mbi çështjen e shpërdorimeve


(12.05.2011 RV)Do të dalin, pas pak ditësh, në Vatikan, dy dokumente të reja: të premten, më 13 maj, Salla vatikanase e Shtypit do të bëjë të njohur Udhëzimin “Universæ Ecclesiæ”, të Komisionit Papnor ‘Ecclesia Dei”, mbi zbatimin e Letrës Apostolike në formë Motu Proprio “Summorum Pontificum”.
Të hënën, më 16 maj, gjithnjë Salla e Shtypit, do të botojë një Letër Qarkore të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, shkruar për të ndihmuar konferencat ipeshkvnore në përgatitjen e vijave udhëheqëse për trajtimin e rasteve të shpërdorimeve seksuale të të miturve, nga ana e anëtarëve të klerit.







All the contents on this site are copyrighted ©.