Në Siri, autoblindat qëllojnë kundër manifestuesve të Homsit
(11.05.2011 RV)Në Siri vazhdon shtypja me dhunë e manifestimeve kundër regjimit
të presidentit Bashar Al-Asad. Pikërisht sot paradite, autoblindat hodhën bomba kundër
disa lagjeve të qytetit Homs. Një ditë pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të Bashkimit
Evropian ndaj eksponentëve të regjimit, përgjegjësja për politikën e jashtme evropiane,
Ketrin Eshton deklaroi se masat e marra do të rishikohen.