2011-05-11 15:39:13

Gjon Pali II në dëshminë e shqiptarëve.


Në grup besimtarë e të rinjsh nga dioqeza e Sapës, qenë pranishëm në kremtimin e Lumturimit të Gjon Palit II që u bë më 1 majin e kaluar në Vatikan. Lumnimi i Gjon Palit II është ngjarje e madhe shpirtërore; ai ishte dëshmitar modern i Ungjillit. Gjon Pali II pohoi, shkroi e mësoi se kush dëshiron të jetë njeri i vërtetë, mund ta realizojë këtë dëshirë, vetëm përmes besimit në Krishtin e vdekur e të ringjallur. Ai vetë e jetoi dhe e dëshmoi këtë të vërtetë, e ky është edhe mesazhi i madh, ose mund të themi, edhe ushqimi i madh, për të cilin ka aq shumë nevojë njerëzimi. Prej këndej, lumnimi i tij është vërtet rast për ta falënderuar Zotin, që ia dhuroi këtë dëshmitar të madh të fesë, Kishës e botës. Por edhe për të medituar, për të reflektuar e për ta shikuar si model, që duhet imituar.
Po nga Vau i Dejës Violeta Marashi ka mbledhë për Radio Vatikanin disa dëshmi mbi këtë Papë të jashtëzakonshëm. Ti dëgjojmë së bashku.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.