2011-05-10 11:54:30

BE-ja vendos sanksione kundër Sirisë


BE ka vendosur sanksionet kundër Sirisë, me botimin e tyre në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Në shenjestër janë 13 persona të regjimit Asad, të cilët konsiderohen përgjegjës për “reagimin e dhunshëm kundër popullsisë civile”. Në krye të listës është i vëllai i presidentit Asad. Ndër masat ndëshkuese janë ndalimudhëtimi dhe bllokimi i pasurive për 13 përfaqësues të qeverisë në Damask si dhe një embargo armësh.
Presidenti Basshar al-Asad deri tani nuk është listën e personave të prekur nga sanksionet. E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme, Katerin Eshton, paralajmëroi Asadin për sanksione të reja nëse qeveria e tij nuk i jep fund dhunës kundër demonstruesve. Në periferitë e Damaskut, në Homs dhe në Banias, ushtria siriane ka arrestuar qindra përkrahës të opozitës.
ipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, në tri lagje të qytetit Homs kanë hyrë njësi ushtarake me tanke. Në të dy qytetet është ndërprerë furnizimi me energji e ujë si dhe lidhjet e telefonit dhe të internetit. Kombet e Bashkuara e shtynë mision e tyre humanitar në qytetin sirian, Dara.







All the contents on this site are copyrighted ©.