2011-05-09 16:23:40

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri. Don Gjergj Meta: katolikët të impenjohen në shoqëri


(09.05.2011 RV)Akoma vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, pas zgjedhjeve të djeshme administrative. Deri tani socialistët fitues në shumicën e bashkive. E rezultati kryesor është pa dyshim ai i Tiranës, jo vetëm sepse në kryeqytet u ndeshën kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ish-ministri i qeverisë së Berishës, Lulzim Basha, por edhe sepse në zonë banon një e treta e popullsisë së vendit. Në qendra të tjera, socialistët kanë fituar edhe aty ku më parë mbretëronte Partia Demokratike. Megjithatë, rezultatet pëfundimtare akoma nuk kanë dalë e, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë akoma nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Nesër do të bëhet e njohur deklarata e tyre për votimet, ku morën pjesë pak më shumë se gjysma e zgjedhësve. Ndërkaq, vëzhguesit vendorë kanë kritikuar procesin e numërimit të votave. Të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Meta............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.