Liderët e Fatahut dhe të Hamasit nënshkruajnë marrëveshjen, reagon Izraeli.
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas dhe lideri i Hamasit, Halid Meshal,
nënshkruan në Kajro marrëveshjen, me të cilën u jepet fund ndarjeve katër vjeçare
ndërmjet dy palëve më të mëdha palestineze, al Fatahut dhe Hamasit. Marrëveshjen u
arrit me ndërmjetësimin e Egjipti. Hamasi, i cili qeveris në Rripin e Gazës dhe al
Fatahu, që qeveris në Bregun Perëndimor të Palestinës, shpresojnë e impenjohen që
marrëveshja do të jetë vendimtare për formimin përfundimtar të shtetit të pavarur
palestinez. Izraeli reagoi menjëherë ndaj kësaj marrëveshje. Kryeministri izraelit
Benjamin Netanjahu, sot për vizitë në Londër, deklaroi se marrëveshja e unitetit palestinez
mes Hamasit e Fatahut është një goditje e rëndë për paqen e një fitore e madhe për
terrorizmin”.