2011-05-04 15:10:24

Koreja Veriore komuniste ka 200 mijë të burgosur në kampe.


Amensty International bëri të ditur se Koreja Veriore komuniste mund t'i ketë zgjeruar kampet e punës për të mbajtur rreth 200 mijë të burgosur në "kushte të tmerrshme". Amnesty e hartoi raportin duke u bazuar në pamjet nga sateliti dhe dëshmitë e ish-të burgosurve e të rojeve të burgut. Krahasimet e bëra me pamjet e mëhershme satelitore tregojnë një "zgjerim të dukshëm të shkallës së kampeve", tha organizata për të drejtat e njeriut Amensty International.







All the contents on this site are copyrighted ©.