2011-05-03 17:27:14

Islamistët larg Bin Ladenit: revoltat arabe janë në rrugë të ndryshme nga ato të Al Kaedës


“Vdekja e Bin Ladenit nuk ka vlerë simbolike. Nuk do të ndryshojë asnjë presje në strategjinë e Al Kaedës. Do të dalin grupe të reja në Arabi, në Jemen, në Pakistan, por do të kishin dalë njëlloj edhe pa të”. Kështu pohon editorialisti palestinez i gazetës “Jerusalem Post”, Khaled Abu Toameh, i cili pati paralajmëruar revoltat e botës arabe, një muaj para se të fillonin. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ai thekson se protestat e “pranverës arabe” janë të ndryshme nga rruga e propozuar prej organizatës terroriste. Njerëzit u rebeluan, sepse kishin uri e jo sepse besonin në epërsinë e ndonjë feje.
“Është vdekja e dytë e Bin Ladenit – shkruan në të njëjtën gazetë, islamologu i universitetit të Gjenevës e të Tuluzës, Mathië Giderë. Rëndësia politike e Bin Ladenit ra me revoltat në vendet arabe. Blici amerikan nuk bëri tjetër, veçse solli fundin e tij edhe fizikisht”. Përsa i përket rrezikut të ndonjë hakmarrjeje, Giderë thekson: “Pa dyshim do të përpiqen, rreziku terrorist tani është shumë i lartë. Por, bashkë me Bin Ladenin, vdes njëkohësisht lideri karizmatik e këndvështrimi i tij mbi xhihadin, i cili edhe më parë, nuk gëzonte konsensusin e plotë brenda Al Kaedës”. Në pak muaj, revoltat paqësore të popujve arabë arritën shumë më tepër rezultate, se sa 10 vjet atentate.








All the contents on this site are copyrighted ©.