Portreti i të Lumit Gjon Pali II, zbuluar në çastin e lumnimit, vijon t’i shikojë
me buzë në gaz shtegtarët, që vërshojnë në Bazilikë, për t’u takuar edhe një herë
me Papën e dashur, të Lum, para se të rikthehen në viset e veta. Është realizuar,
sipas traditës, me teknikën e sixhadesë. Si model, shërbeu një fotografi e Karol Vojtilës,
e fotografit polak Grzegorz Galazka, bërë më 19 shkurt 1989, gjatë vizitës së Atit
të Shenjtë në një nga famullitë romake. Karol Vojtila, me mantelin e kuq mbi veladonin
e bardhë, u buzëqesh besimtarëve.Galazka e ndoqi Gjon Palin II me aparatin e tij fotografik,
që nga zgjedhja, deri në ditët e fundit, duke ia ruajtur gjithë jetën të shtamposur
në fotografi.