2011-05-02 17:11:18

T’i lutemi Gjon Palit II, me fjalët e kardinalit Komastri.


Në përfundim të kremtimit të sotëm të falënderimit për Lumturimin e Gjon Palit II, kardinali Komastri lexoi këtë lutje, drejtuar Papës Vojtila:

“O i Lumturi Gjon Pali II,
Na e jep bekimin tënd nga dritarja e qiellit!
Bekoje Kishën, që e deshe, i shërbeve, i prive, duke e marrë për dore me guxim në udhët e botës, për ta çuar Krishtin në zemrat e të gjithëve, e zemrat e të gjithëve, në Krishtin.
Bekoji të rinjtë, që ishin pasioni yt i madh; mbushi me ëndrra të bukura, ndihmoji të shikojnë lart, për të gjetur dritën, që ndriçon shtigjet e jetës këtu poshtë.
Bekoji familjet, bekoje çdo familje; ti e vërejte sulmin e shejtanit kundër kësaj shkëndije të çmuar e të domosdoshme, që Zoti e zbret nga qielli, për ta ndezur mbi tokë.
O Gjon Pali II, me lutjen tënde mbroje familjen, lutu për botën, ku s’pushojnë kurrë sherret, luftërat, vuajtjet, padrejtësitë. Ti e luftove luftën, duke kërkuar dialog e duke mbjellur dashuri: lutu për ne, që të bëhemi mbjellës të palodhshëm të paqes!
O i Lumturi Gjon Pali II,
nga dritarja e qiellit, bëj të zbresë mbi ne të gjithë bekimi i Zotit".







All the contents on this site are copyrighted ©.