2011-05-02 12:29:09

Atë Lombardi për vdekjen e Bin Laden: nuk duhet të jetë rast për thellimin e urrejtjes.


Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me vrasjen e Bin Laden, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit sqaroi: “Osama Bin Laden, siç e dimë të gjithë, pati përgjegjësi të rëndë në përhapjen e urrejtjes ndërmjet popujve, duke shkaktuar vrasjen e një numri të madh njerëzish të pafajshëm e duke i përdorur edhe fetë për këtë qëllim.
I krishteri nuk gëzohet kurrë për vdekjen e një njeriu, por reflekton mbi përgjegjësitë që ka secili nga ne para Zotit e para njerëzve. I krishteri shpreson e impenjohet, që asnjë ngjarje të mos i shërbejë thellimit të mëtejshëm të urrejtjes. Përkundrazi, të jetë rast për t’i shërbyer paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.