2011-05-01 14:19:31

Benedikti XVI: Papa Gjon Pali II është i Lumtur për fenë e tij


Karol Vojtila tani është i lum. Kjalët e ritit të shenjtë, shqiptuar nga Benedikti XVI në gjuhën latine pak pas orës 10,30 në festën e Mëshirës Hyjnore më 1 maj në sheshin e shën Pjetrit të shndritur nga dielli , u përshëndet me një duartrokitje të fuqishme e të gjatë nga besimtarët e shtegtarët e pranishëm në Meshën e Lumturimit që u kremtua sot. Një kremtim Eukaristik prekës, plot fe, emocion e gëzim. “Dita e pritur arriti”, tha Papa Benedikti XVI gjatë homelisë së Meshës së Shenjtë të Lumturimit të Gjon Palit II kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të stërmbushur me besimtarë e shtegtarë të ardhur nga mbarë bota, me një pjesëmarrje korale mase një milion e gjysmë në festën e fesë, siç e quajti Benedikti XVI ngjarjen e sotme të jashtëzakonshme. “Karol Vojtila, - tha Racinger - është i lum për fenë e tij të fort e bujare, apostolike. Jemi të mbledhur për të kremtuar pikërisht një Lumturim, e aq më tepër sepse sot është shpall i Lum një Papë, Pasardhës i Pjetrit, i thirrur ti përforconte vëllezërit në fe”. Për Benediktin XVI “sot në qiell është festë ndërmjet engjëjve e shenjtërve”. Ati i Racinger pastaj kujtoi kontributin e madh që Vojtila i dha kishës, krishterimit e shoqërisë njerëzore, e mes tjerash tha ” ai i kthej krishterimit shpresën e rënë gjatë marksizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.