2011-04-30 16:43:12

Për paqen në Libi, imzot Martineli kërkon ndërmjetësimin e Gjon Palit II.


“Për paqen në Libi, i lutemi Gjon Palit II, që mund të bëjë mrekulli”. Pohimi, në Agjensinë Fides, është i imzot Gjovani Inoçenco Martinelit, mëkëmbës apostolik në Tripoli. “Kujtoj se ishte pikërisht ky Papë, që vuri në lëvizje diplomacinë, për lidhjet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Libisë. E kjo ndodhi pikërisht në vitin 1997, ku vendi ishte nën embargon ndërkombëtare. Kisha dëshirë të madhe të isha në Romë për Lumturimin e këtij Pape të madh, pohon imzot Martineli, e lutem me gjithë zemër që, me ndërmjtësimin e Tij, të gjindet rrugëdalja e vendit nga kriza. Gjon Pali II na ka mësuar se tensionet e kundërshtitë nuk mund të zgjidhen me masa ndëshkimore (do të shtoja, as me bomba), por me dialog. Ky mbetet mësimi i tij i madh, ripohon me forcë prelati. Lufta nuk mund të sjellë paqe. Sot, shton imzot Martineli, disa njerëz erdhën të më takonin, për të më treguar se në shumë zona të bombarduara, u vranë civilë të pambrojtur. U goditën Sirte, Zentan e Mizurata. Në këtë të fundit, luftimet vijojnë. Nuk e di kush i vrau civilët, por e di mirë se situata në Mizurata vijon të jetë dramatike, pohon mëkëmbësi apostolik i Tripolit, e shton: “Shpresoj se këto ditë, do të mund të shkoj në spital për të vizituar të plagosurit e shumtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.