2011-04-30 11:36:43

Më 30 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Piun e V, papë


Duke shfletuar kalendarin, më 30 prill Kisha përkujton Shën Piun e V ( 27.1.1504 - 1.5.1572), papë i madh që la gjurmë të pashlyeshme në Kishën e kohës së vet, duke i dhënë një shtytje ungjillore providenciale përpara.
Në kohën e vet, Antonio Michele Ghisleri njihej si kardinal aleksandrin, aq e fuqishme ishte lidhja e tij me tokën e dashur të Aleksandrisë. U ul në fronin e papnisë në moshën 62 vjeçare, në vitin 1556. Qe një nga papët e mëdhenj të Kishës katolike, që fuqizoi energjitë fetare në një periudhë që pati kriza të thella shoqërore, që nganjëherë përfunduan me konflikte të dhimbshme të armatosura. E Kisha në drejtimin e Piut V u imponua për të kërkuar rrugë të reja, për të gjallëruar fenë e për t’ia propozuar botës vlerat ungjillore në përkim me ndryshimet kulturore e shoqërore të kohës. Këto rrugë asokohe u propozuan nga Koncili Kishtar i Trentit.
I ngarkuar me veprimtari të jashtëzakonshme, shëndetlig, i lodhur nga pesha e viteve, papa Piu V megjithatë nuk e la kurrë pas dore lutjen e meditimin e Fjalës së Zotit. Plot përshpirtërie për Zojën e Bekuar, Piu V e thoshte për ditë Rruzaren Shenjte. Pasi u zgjodh Papë, vuri të gjitha forcat për të zbatuar me besnikëri vendimet e Koncilit Kishtar të Trentit në fushën liturgjike, katekistike e teologjike. Këto virtyte e bëjnë Piun V shembull për të gjithë ata që duan ta jetojnë vërtetësish thirrjen e tyre të krishterë.
Botoi tekstet e reja të Mesharit më 1570, të Breviarit (1568) e të katekizmit romak.







All the contents on this site are copyrighted ©.