2011-04-29 15:05:01

Faqe e re e internetit mbi Gjon Palin II realizuar në sinergji nga mediat vatikanase


Mediat e Vatikani nderojnë Gjon Palit II, me rastin e Lumturimit të Tij, përmes realizimit të një faqeje të re internetit () që do ti shoqërojë ditët e 1 Majit duke përshkuar jetën e këtij Papa përmes disa momenteve më domethënëse të historisë së Tij e të papnisë së Tij.
Faqja e internetit është realizuar duke preferuar forcën e menjëhershmërisë së imazheve. Në këtë faqe janë të pranishme 500 fotografi, 30 video e 400 fjali në gjashtë gjuhë të ndryshme, në tërësi janë 2.400 fjali!
“Momentet e veçanta” të zgjedhura janë mbledhur e shpërndarë sipas argumenteve (për shembull fëmijët, të rinj, zgjedhja, atentati, jubileu etj) dhe çdo argument paraqitet në formë të “librit” të imazheve për t’u shfletuar, e secila pre tyre është e shoqëruar nga një fjali.
Seksioni i kushtuar papnisë është realizuar ekskluzivisht përmes videos. Ndër seksionet tjera të faqes së internetit, një tjetër kushtohet krejtësisht lutjeve të Papës Vojtila. Po kështu do të jetë e mundur të ndiqet drejtpërsëdrejti e tërë ngjarja falë streaming-ut të vënë gati në këtë faqe.
Faqja e internetit është projektuar për çdo lloj të teknologjisë: PC, Laptop, dispozita të lëvizshme, smartphone, iPhone, iPad etj., që u mundëson besimtarëve, shtegtarëve e të gjithë atyre që janë të interesuar të njihen me të dhëna rreth ditëve të lumturimit, pastaj u mundëson të përshkojnë e rishikojnë ngjarjet përmes pamjeve e fjalëve të të Lumit Gjon Palit II e kështu edhe të lutën me të.
Të shumta janë edhe Institucionet e Vatikanit të përfshira në këtë projekt, përveç Shërbimit të Internetit të Vatikanit e Drejtorisë së Telekomunikacionit: shërbimi Fotografik i gazetës L’Osservatore Romano, që ka vënë në disponim arkivin fotografik (për Papën Vojtila ekzistojnë miliona fotografi), Radio Vatikani dhe Qendra Televizive e Vatikanit për videot e pranishme, Libraria e Vatikani për Triptikun Romak që përbënë një seksion të tërë në faqe të internetit, Salla e Shtypit dhe Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore, Vepra Romake e Shtegtimeve dhe Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve.







All the contents on this site are copyrighted ©.