16. 10. 1978 : Fillon papnia e Karol Vojtilës. Për herë të parë, që nga viti
1522 (Adriani VI, i 218-ti papë, gjerman) ulet në Fronin e Shën Pjetrit një Papë me
origjinë jo italiane. Papa Polak deshi ta fillojë papninë duke nderuar dy pajtorët
e Italisë: kështu, më 5 nëntor 1978 vizitoi Asizin e Shën Françeskut, ndërsa më pas,
Bazilikën e Shën Marisë mbi Minervë, për t’u gjunjëzuar tek varri i Shën Katerinës
së Sienës. Më 12 nëntor mori në dorëzim katedrën e Shën Gjonit në Lateran, seli
e ipeshkvit të Romës. Më 5 dhjetor nisi vizitën e parë baritore në dioqezën e
tij, duke filluar me famullinë e Shën Françesk Saverit, në lagjen Garbatela. 25.
01. 1979 : Shtegtimi i parë ndërkombëtar, nê Republikn Domenikane, Meksik, Bahamas. 04.
03. 1979: Boton Enciklikën “Redemptor Hominis” 13. 05. 1981, Gjon Pali II plagoset
rëndë nga turk Ali Agça, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në një atentat, që
tronditi mbarë botën. 15. 09. 1982 : Pret në audiencë, në Vatikan, prijësin palestinez
Jaser Arafat Në dhjetor 1983 Papa vizitoi atentatorin Ali Agça, në burgun e Romës. 13.
04. 1986 : Është Papa i parë që shkel në një : viziton sinagogën hebraike të Romës. 27.
10. 1986 : Fton prijësit e të gjitha besimeve të botës për t’u lutur së bashku në
Asizi. 01. 12. 1989 : Pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik, zotin Mihail Gorbaçov. 15. 07. 1992 : I nënshtrohet
t për heqjen e një tumori në zorrë. Pak më vonë shfaqen e sëmundjes së Parkinsonit. Më
25 prill 1993 Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Në Titanë dhe Shkodër u takua edhe
me Nënën Terezë. 17. 05. 1993 : Botohet katekizmi i ri i Kishës Katolike, i
dyti pas atij të vitit 1566. 30. 12. 1993: Nënshkruhet, në Jerusalem, marrëveshja
themelore Izrael Vatikan për fillimin e marrëdhënieve diplomatike. 29. 04. 1994:
Pas rrëzimit, thyerja në këmbën e djathtë. 26. 11. 1994 Ati i Shenjtë krijon kardinalin
e parë shqiptar, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin….. 09. 12. 1994: Revista amerikane
Time e zgjedh "Burri më i shquar i vitit". 15. 01. 1995: Gjatë shtegtimit apostolik
në Filipine, kryeson në Manila një nga Meshët më të mëdha në historinë e Kishës Katolike,
i rrethuar nga 4 milion njerëz. 25. 12. 1995: Për herë të parë nga fillimi i papnisë,
i sëmurë nga gripi, nuk i drejton Romës e Botës (Urbi et Orbi) mesazhin e Krishtlindjes.
21. 01. 1998: Shtegtimi apostolik i shumëpritur në Kubë. 25.12.1999: Hapja
e Portës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit: fillimi i Vitit të madh Jubilar 2000
20. 03. 2000: Shtegtimi apostolik në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Lutja pranë
Murit të Lotëve në Jeruzalem; kremtimi i meshëve në Betlehem e në Nazaret. 06.
05. 2001: Papa i parë në histori, që viziton një xhami islamike: xhaminë Omajade
në Damask. Më 19 tetor 2003, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në praninë
e më se 300 mijë shtegtarëve, ardhur nga e gjithë bota, Gjon Pali II kryesoi kremtimin
me ritin e lumnimit të Nënë Terezës. 16. 10. 2003: I sëmurë rëndë, kremton e
25-vjetorit të Papnisë. 01. 02. 2005: Shtrohet për probleme në rrugët e frymëmarrjes,
në klinikën romake Gemelli. Rikthehet shpejt në Vatikan. 06. 02. 2005 : Papa del
në dritaren e klinikës për të bekuar besimtarët 10. 02. 2005 : Papa del nga spitali
Gemelli. Me mijëra njerëz e përshëndesin me gjatë kthimit me në Vatikan. 13.
02. 2005 : duket në dritaren e studios së tij, mbi Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
dhe bekon besimtarët. Lutjen e Engjëllit të Tënzot e lexon imzot Leonardo Sandri. 24.
02. 2005 : Ati i Shenjtë shtrohet përsëri në spital. I bëhet një trakeotomi për ta
ndihmuar në frymëmarrje. Vatikani shpreson se do ta ndihmojë për ta kapërcyer sëmundjen. 27.
02. 2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës. 01.
03. 2005 : Kardinali Jozef Racinger viziton Papën në spital. Bisedon me Gjon Palin
II italisht dhe gjermanisht. 13. 03. 2005 : Gjon Pali II rikthehet në Vatikan,
ndonëse shëndeti i tij është rënduar shumë. 27. 03. 2005 : Ati i Shenjtë duket
në dritaren e studios së tij në Sheshin e Shën Pjetrit dhe orvatet t’u flasë besimtarëve
të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Shtegtarët e besimtarët e mbledhur në Shesh,
të prekur thellë, qajnë me dënesë. 30. 03. 2005 : Papa dëshiron përsëri t’u flasë
besimtarëve. Vatikani njofton zyrtarisht se Papa ushqehet me një sondë në stomak. 01.
04. 2005 : Vatikani pohon se gjendja shëndetësore e Gjon Palit II është tepër serioze.
Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, Papa pëson goditje në sistemin kardiologjik
dhe helmim gjaku. I jepet Sakramenti i Vajimit. Me 2 prill 2005, në ora 21:37
zemra e madhe e Gjon Palit II-të pushoi së rrahuri.