2011-04-28 17:51:24

Ambasadori Logu: Prania e Shqipërisë në nivele të larta në Lumturimin e Gjon Palit II


(28.04.2011 RV)Në kremtimin e Lumturimit të Gjon Palit II, pritet prania e autoriteteve shtetërore më të larta nga Shqipëria e Kosova, si dhe e qindra shqiptarëve e arbëreshëve të thjeshtë, katolikë e jo katolikë, nga Roma, Italia e nga Bota.
Shqipëria do të përfaqësohet në kremtimin e madh nga Presidenti, zoti Bamir Topi; Kryeministri, zoti Sali Berisha; nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe grupi i shoqëruesve.
Nga Kosova, priten Presidentja e re, zonja Atifete Jahjaga, Kryeministri Ashim Thaçi, ministri i Jashtëm E. Hoxha me shoqëruesit.
Ndërmjet Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, do të jetë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë pranë Vatikanit, zoti Rrok Logu............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.