2011-04-27 14:27:05

Libi: ipeshkvi i Tripolit, askush nuk ka provuar zgjidhjen diplomatike


“Flitet shumë për vrasjet e bëra nga njerëzit e Liderit por është e rastit të shikohet sa e sa vrasje tjera që janë bërë e janë bërë vërtetë shumë”. Kështu u shpreh ipeshkvi i Tripolit imzot Giovanni Martinelli, duke folur në programin radiofonik të Radios24 mbi Gedafin e luftën në Libi.
Imzot Martinelli e quajti të gabuar strategjinë perëndimore të bombardimeve dhe mbrojti Gedafin: “Ai në fillim ka pasur një arsye mirë të caktuar për të ndërhyrë për asgjësimin e fundamentalizmit islamik të al Kajdës që ka depërtuar në shoqërinë libiane. Opinioni publik merr informata nga ajo që thotë televizioni al Xhazira që nuk është e vërteta absolute. Ka forca të al Kajdës që kanë kushtëzuar e detyruar Kreun të merr qëndrim të prerë. E zgjidhja mund të jetë ajo diplomatike, por askush nuk ka provuar ta përshkojë këtë udhë, zgjidhja nuk janë bombat”.
Akuzës se është tepër afër qëndrimeve të Tripolit, imzot Martinelli u përgjigj: “Është një akuzë e atyre që nuk jetojnë në këtë Vend. Unë bashkëjetoj me popullsinë që nuk do të di për bomba”. Mos ndoshta popullsia do të dëshironte ta ndërronte regjimin? “Nuk di nëse e dëshiron një gjë të tillë – u përgjigj imzot Martinelli – apo nëse është më mirë ti lihet vet popullsisë të vendos për këtë e kështu të mund të ndërmarr udhën më të përshtatshme” për të ardhmen.







All the contents on this site are copyrighted ©.