2011-04-27 15:50:01

Letra e fundit e Gjon Palit II, nënshkruar një ditë para vdekjes, drejtuar kuvendit të Jasna Gorës në Çestokova.


(27.04.2011 RV)“Ia besoj atdheun tonë, mbarë Kishën e vetveten, mbrojtjes së Saj amtare”. Totus Tuus! Ky pohim, vulosur me moton mariane të Gjon Palit II, përmbyll një dokument, të cilin rrethanat e bëjnë historik: është fjala për një letër, e fundmja e nënshkruar nga Papa ditën para se të vdiste. Papa e pati vulosur me datën 1 prill, duke ia adresuar Eprorit të përgjithshëm të Eremitëve Paolinë, Izydor Matushevski, në kuvendin e Jasna Gorës në Çestokovë. Letra shoqëronte një dhuratë të Papës – kurorën për ikonën e “Zonjës zeshkane”, figure-simbol e Polonisë së krishterë e “zemër” shpirtërore e mëmëdheut të Gjon Palit II.







All the contents on this site are copyrighted ©.