2011-04-26 14:26:33

Zoja e Këshillit të Mirë


Zoja e Shqipnisë
1 Kúr permbrenda atij Tempullit të rí,
Mue per nen dollma t’Rozafatit true,
N’gjûj shoh Shqiptarin ulë me pervûjtní,
M’bjen n’mend se Zoja e Shqipnisë më thonë mue.
2 E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mí,
Si stina e bukur t’nise me lulzue,
Fmín e Shqiptarit ndiej tue m’kndue n’brohrí,
Vedin Shqiptare m’ kandet me e kujtue
3 Por edhe atëherë, po, kúr Shqiptari t’kjajë
E t’dnesë nder t’vshtira, neper t’ cillat jeta
Ati i pershkohet, syt mue m’mbushen m’vajë,
4 E askurr nuk lâ pingul që Shqipninë zhgjeta
E mnís s’qiellës t’a shinojë, perse e verteta
Âsht kjo: Shqipnia â’ emja e un e sajë.
Atë Gjergj Fishta nga “Lirika"







All the contents on this site are copyrighted ©.