Drejt Lumturimit të Gjon Palit II. Programi i kremtimeve
Po afrohet dita e 1 majit. E pikërisht në referim me ditën historike në të cilën papa
Wojtila do të lartohen në nderime të elterit, po njoftojmë programet që do të mbahen
për rastin e Lumturimit të Gjon Palit II. Siç përmendem, ceremonia e Lumturimit
të Gjon Palit II do të kremtohet të dielën, më 1 maj 2011 në Vatikan dhe do të ketë
pesë kremtime kryesore: Kremtimi i parë, organizuar nga dioqeza e Romës,
që e kishte Papën Vojtila ipeshkëv, do të jetë nata përgatitore e lutjes, më 30
prill, në Cirkun romak Massimo në Romë. Kremtimin do ta kryesojë kardinali Agostino
Valini, Mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës. Benedikti
XVI do të lidhet përmes videos. Kremtimi i dytë e kryesoi i lumturimit,
të dielën, më 1 maj, do të fillojë në orën 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit
në Vatikan e do të kryesohet nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI është fare pa biletë,
nën kontrollin e Forcave të rendit. Kremtimi i tretë, nderimi i relikeve
të të Lumit të ri nga ana e besimtarëve do të fillojë që më 1 maj, menjëherë
pas kremtimit të Meshës së Shenjtë të Lumturimit e do të vijojë deri sa të gjunjëzohet
besimtari i fundmë. Reliket e të Lumit Wojtila do të ekspozohen për nderim në bazilikën
e Shën Pjetrit në Vatikan, para Elterit të Rrëfimit. Kremtimi i katërt,
do të jetë Mesha e falënderimit, programuar për të hënën, 2 maj, në orën 10.30,
në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Do të kryesohet nga kardinali Tarçizio Bertone,
sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij. Së fundi, trupi i të Lumit të
ri Gjon Palit II do të vendoset, në formë private, në Bazilikën e Vatikanit, pranë
kapelës së Shën Sebastianit.