2011-04-25 12:35:53

Papa: Ngjallja e Krishtit themel i Kishës dhe i jetës së krishterë


“Ngjallja e Zotit tonë Jezu Krisht shënon përtëritjet e kushteve tona njerëzore. Krishti e ka mundur vdekjen, shkaktuar nga mëkati ynë, e na sjell përsëri në jetën e pavdekshme. Nga kjo ngjarje merr shije e kuptim tërë jeta e Kishës dhe vet ekzistenca e të krishterëve”. Kështu tha mes tjerash Benedikti XVI në meditimin e sotëm para lutjes Mbretëresha e Qiellit në mesditë në Kastel Gandolfo.
“E lexojmë pikërisht sot, të Hënën e Engjëllit – vijoi Papa – në fjalimin e parë misionar të Kishës së porsalindur: “ Këtë Jezus” – kumtoi Pjetri apostull – “Hyji e ngjalli e ne të gjithë jemi dëshmitarë. E djathta e Hyjit, pra, e lartësoi, prej Atit e mori Premtimin – Shpirtin Shenjt, dhe e ndikoi ashtu siç po shihni e po dëgjoni edhe ju vetë””.
Në ditën e së Hënës së Engjëllit, e hënës pas Pashkëve, Papa Racinger ka nënvizuar rëndësinë e lutjes: “Në lutje, në adhurim – tha Ati i Shenjtë – Zoti e takon njeriun”.







All the contents on this site are copyrighted ©.