2011-04-24 16:41:21

Kosovë: Pashkët ringjallin shpresa, pavarësisht nga vështirësitë


Kosova vijon të ballafaqohet me paosja e sfida të mëdha dhe të vështira shkaktuar nga lufta; është tokë që pret rilindjen! Gëzimi për ngjalljen e Krishtit u shoqërua me besimin se plagët mund të shërohen e mund të gjinden rrugë, për të dalë nga vështirësitë e shumta njerëzore, shoqërore dhe ekonomike. Për kremtimin e Pashkëve në Kosovë, në mikrofonin tonë, don Sergio Grisolìa, kapelan ushtarak në Vend:
Përgjigje: - Në Kosovë jetojnëkosovarë shqiptarë e serbë, e ndërmjet të cilëve, edhe serbë katolikë e serbë kosovarë. Shumica e qytetarëve janë myslimanë. Gjithsesi, edhe ata morën pjesë në këtë festë të madhe. Ndonëse është tokë në kufi me Lindjen, nuk i shpëton ndikimeve perëndimore, që ndërthuren me ato lindore.E duhet kujtuar se sivjet Pashkët katolike dhe ortodokse u kremtuan në të njëjtën ditë.
Pyetje: - Në planin shoqëror duhet theksuar se Kosova është shtet i ri, ku ndjehet fort papunësia e vështirësitë tjera…

Përgjigje: - Shumë të rinj nuk gjejnë dot punë. Ikin jashtë, me shpresën për përmirësuar jetën, për t’u pasuruar e me ëndrrën për t’u rikthyer përsëri këtu. Shkojnë, por i ndjejnë menjëherë pasojat e krizës ndërkombëtare. Atëherë rikthehen edhe më të varfër se ishin, kur u nisën, e sidomos, më shpresëhumbur. Shtohet përdorimi i drogës e vetvrasjet në radhët e të rinjve. Në zonën e Gjakovës kjo plagë ndjehet shumë: është vërtet një zonë e pushtuar nga depresioni, pasojë e lufës dhe e masakrave që janë bër në këtë rajon. Ndonëse tani ka shumë më tepër kontroll nga ana e policisë e njerëzit kanë filluar të reagojnë pozitivisht.

Pyetje: - A është shëruar plaga e urrejtjes, 12 vjet pas përfundimit të luftës?

Përgjigje: - Duhet të kalojnë vjet e vjet për t’i mbyllur plagët e shumta. Shpresohet në breznitë e reja e shpresohet, sidomos, në përtëritjen shpirtërore. Kisha katolike ka bërë shumë hapa përpara, por mendoj se duhet të impenjohet më shumë për ta dëshmuar konkretisht Krishtin, me vetëdijen se Zoti mbarti Kryqin së pari, e pastaj u rngjall. Nga druri i kryqit të secilit prej nesh – e kush është pa Kryq? Kush pa vuajtje? – duhet të rilindë jeta, duhet të realizohet çka thotë Zoti: “Po hap një udhë në shkretëtirë e po bëj të shpërthejnë lule në plasat e shkëmbit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.