2011-04-24 16:40:37

Bomba para një Kishe në Bagdad, prej nga imzot Varduni pohon se Krishti i ngjallur fiton mbi urrejtjen e mbi përçarjet!


(24.04.2011 RV)Në Irak nuk ndalet dhuna: dje, në dy prita, u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një funksionar i lartë i Ministrisë së Jashtme irakiane. E sot një bombë shpërtheu para Kishës së Zemrës së Krishtit, në Bagdad, gjatë kremtimit të Pashkëve, duke plagosur 4 vetë. Po bashkësia e krishterë vijon të shpresojë se më në fund do të rivendosen plotësisht paqja e siguria, duke i prerë, kështu, rrugën edhe ikjes së pandërprerë të besimtarëve nga toka amë. E imzot Varduni pohon se, pavarësisht nga ky heksod, në vend ka ende shumë të krishterë, të cilët sot u lutën që Krishti t’u japë shpresë e t’i ndihmojë ta lëshojnë gjithçka, me besim të plotë, në duart e Tij. Vetëm kështu, së bashku me Zotin, mund të ringjallet edhe Iraku.







All the contents on this site are copyrighted ©.