2011-04-22 14:55:59

Nga Kangët e traditës: “Pendimi”


O Zot i dashtun,
O i shpirtit gëzim;
Qe zêmra e jeme,
Po të bje në pendim;
Fatzí mëkatonova,
Të kam fye marrisht,
Tash pagjë po të lypi,
Pendue plotësisht.
Zot i dashtun, kam mëkatnue,
Por ti më fal se jam pendue.
Jam vetë ai biri,
Që dert nuk pat,
Me t’therun zêmrën
Pa prâ me mëkat.
Zot i dashtun…
Prej t’em Çobanit,
U dava kot,
Mbasi me të mira
Ai më rriti plot.
Zot i dashtun…
O babë i ambël,
O i butë çoban,
O Zêmërdashtun
Mëshrirë, aman!
Zot i dashtun…
Tundimi i ferrit
Le të vijë me turr;
Unë ty me të fyemun
Nuk due mâ kurr.
Zot i dashtun…
Po, pse përpara
Se të fyejshe, o Zot,
Në vorr me u gjetun.
S’e pata short?
Zot i dashtun…
Ah! Mëkat i mnershëm,
Tash mâ po të lëshoj,
Përmbi gjithë të zezat
Unë po të mallkoj.
Zot i dashtun…
Jo veç në zêmër,
Më ka ra pendim,
Pse po drue ferrin,
Që s’ ka mbarim;
Por mâ fort n’zêmër
Penduemun jam,
Pse zêmrën Zotit,
Çartun ia kam:
Zot i dashtun…
Para se mëkatit
t’i lëshoj mâ vend,
Në vorr pushofsha,
Se jam kondend.
Njashtu kam damun,
O Zot, ma nep
Perpara deken,
Se me t’fye prep.
Zot i dashtun…







All the contents on this site are copyrighted ©.