Shtatë fjalët e Krishtit Kjani! A s’shifni si i Madhi, Bujari, Zoti-njeri,
i Biri i t’amshuemit, Madhnue n’ vepra, qi kreu per t’libruemit E gjithsave
qi fshâjshin n’mjerim, Rrahet, shahet, perbuzet prej t’mrapshtve, Qi n’drû t’Krygjës
kúr kan mârrë me e merthye, Me mallkime m’tê deshten me shfrye, Deri at her
kúr e pane n’marim. Vetë natyra, e kputun prej dhimet, Lshon nji vigem e vajshem
ankohet, E ç’do zêmer prej mnderet pakohet Per ket kob, qi dorë njerit vetë
kreu. Çka ká shpirti, qi mekshem â prekun? Po pse ftyra e setcillit nesh teret? Dridhet
toka, lshon deti gjâmë mnderet, Thue se dita mâ e mramja shpertheu. Heu! qe
çeta e disá t’patenzonve Buk’rìs së qiellve vrugue i a ká ftyren, Njat ftyrë
shêjte kû s’paten si kqyren Vetë t’pafajshemt, vetë Êjtë e Tenzot. Porsi kîji
kuer çohet me u premun, Aj, hyjnori, nuk din me u ankue; S’flet, por pson pse
ká ardhë me librue Kê gjimote n’ket shekull me lot, Mosni mâ, ju o mizorë, ju
t’pazêmer, E m’kallxoni si u bâ per dhuní Njaj qi kupen e qiellve pat shtrî, Njaj
qi hire mí né t’gjith dikoi? Njaj qi paket, n’Krygjë shêjte merthye, Lidhi rrfét
e pêngoi edhe detin, Tu’ i vû megje e kufij me gisht t’vetin: I urdhnoi dritës,
edhè drita flakoi.
I. “Fali, o Atë, pse nuk dín shka jânë tuj bâ.”
Fali,
fali pse t’mjerët s’jânë tuj dijtun Se ç’ po kryeht mî mue. Atë, deh! fali; T’drejtsís
s’Ate ti rrfét edhè nali, Qi mos t’shkrepin mî t’mprapshtin gjytet, Dhimë, o
i mshirshem, per kê âsht tuj shfrye Mî trup t’emin, mnís s’ate s’i tutet; Por
per ta vetë yt Bír âsht kah t’lutet, Pezmit t’and âsht Dashtnija ka’ i flet.
II.
“Sot ké me kênë me mue n’Parrìz!”
Ndritë prej Fejet, mî drû ku rrin pezull I
flet Krishtit me zêmer t’pendueme Hajni i mirë, edhè thotë: Si? t’bashkueme Pafajní
edhè faj n’nji ndeshkim? Ti, i pafaji, dhunisht kjé tradhtue, Ti, i pafaji,
n’krygjë mete merthye! Po shka u bâne? Pse deshten me shfrye ? Kje dashtnija;
qe i vetmi gabim! Kur t’jesh kapun nder rrethet e epra, Kúr ti t’kapesh, o Zot,
n’lumnín t’ande, Me e kqyrë dhimshem ket zêmer deh! t’kande, Bân qi t’gzojë
njaq sa sot â’ kah t’don. Pshtove, pshtove, i pergjegjet ktij Krishti, Dit shelbimi
per t’gjith kan ague; Shi n’ditë t’sodit do t’vish ti me gzue Bashkë me mue
njat lumní qi s’maron!
III. “Grue, qe yt bìr…. Qe nâna e jote.”
Derdhun
ftyre, mete Zoja brî Krygje, Veshë me t’zeza, sa thekshem pó kjate: Nji heshtë
zêmren asajë dysh i a date: Po, ‘i heshtë zêmren vetë Zojës ia pershkoi. Magdalena
edhè Gjoni, pervajshem, Ishin ndalë e po rrishin brî soje. A ká nieri si gjên
kund fjalë goje Me diftue shka ato zêmra i zhgjetoi? Ngrî prej dhimet, ah! Nâna
po rrite Tuj kqyrë t’Vetmin n’Krygjë shêjte tu’ u mekun; Syt s’i a date, ka’
e shifte tuj dekun Per njat faj qi mî tê kurr s’randoi. E kqyrë t’Birin… por
paket e fiket; E kqyrë t’Birin, por zêmra s’i a bán... Me tê toka, me tê qiella
kján: Marë natyra me Zojen ankoi. Teri lod’, i thotë Krishti, me t’amel, Lêne
vajin, mos kjáj mâ per mue, Pse n’duer t’ua, o grue, jam tuj lshue Nji pêng
t’kandshem, qi zêmren fort m’gzoi. N’ket dishepull, qi aq pata per zêmer, Mêrr
gjith nierzt qi rrugës s’ême do t’ngasin; Sa herë kta Nânë mî tokë ty do t’thrrasin, Njitjau
doren, prej mkatit ti pshtoi.
IV. “Hy i em, Hy i em, pse m’ lshove doret?”
I
madhnueshem, ti, o Atë, Hy i emi, Birin t’and te hyjnueshmin si e lshove? Barta
njaq sa ti vetë deshte e m’çove, Por kurr s’hoqa sa hjek n’ket largim. Pse s’
m’ i ule Ti çetat e qiellve? Pse m’rrin larg, gati t’ m’ ishesh idhnue? Pse
m’lae vetun, n’duer t’mrapshtve tuj m’lshue, Qi s’kan t’ngîm e n’mue shfrejn me
terbim?
V. “Kam et!”
Njaj qi token hijeshoi me blerime, Vetë
Krijuesi i gjithmarë rrozullimit, Shkrumue gojet, tu’ u sjellë prej nierzimit, Flet
perdhimshem e thotë: Un kam et! Fjala e amel mrrîn dér n’vesh t’mizorve; Ujë
e tamth atij i napin me pí, Por aj etshem ish’ veç per dashtní; Dote nierzt
e ata shfrejshin m’tê prep. Ká et Krishti per zêmra t’pendueme, Ká et Krishti
per zêmra t’pafaje : E don t’gjitha n’gjak t’vetin t’i laje: Per to etshem,
sot jeten po e nep.
VI. “U Krye gjithshka…”
Qe, se u shlyene
gjith fajet e bâme, Pûna u krye e sot nieri u shperblye; I mallkuemi ikë mnishem,
pse thye, E i kercnohet kuejt doret po i del. Per t’lém mnijet sot nisi prap
jeta; Flîja e ré, Meshtarija e Zotit, Feja shêjte n’ngallnim n’gjire t’motit; Ligja
e ré, qi dashtnín ka themel.
VII. “Atë, nder duer t’ua po e porosis Shpirtin
T’Em”
U krye Flija e mî druen e bekueme, Tuj ulë kryet i Fuqishmi po
shifet, Edhè gjâma mâ e mramja po i ndihet, Gjâmë, qi qiellët edhè token pershkon. Mrekull
mshrire! Desht deken me e bartun Per faj t’ t’bijve, per faj t’gjith nierzimit, Aj,
Hyjnori, Krijuesi i rruz’llimit, Dekë e jetë qi n’dorë t’veten peshon: O ju
zêmra, qi Krishtin e doni, Zhgrehnju n’váj, marë natyra t’ankoje: Nji drû t’vrashtë
Aj tuj pasun per shtroje, N’ Mal t’ Kalvarit des Krishti, des n’Kryq. T’ veshet
bota me t’zí n’shêj trishtimi, Perse Shêjti, t’na nepte né jeten, Nuk pritoi
me bâ flì gjith vetveten, Merthye m’kryq Aj per vllazen t’vet diq. Zot, qi u
shkpute prej qiellve edhé erdhe Me psue njaq sa kurrkushi s’do t’psote, Na e
njit doren n’ket tokë mjerimplote, Bân qi kurr na mos t’bah’na per dnim. E kùr
dita t’két ardhë me lânë boten, Fíll kah qiella Ti tuj na drejtue, Bân qi s’bashkut
na t’gjith t’vîmë me gzue Lumnít t’ua, qi s’njofin marim.
Imzot Vinçenc
Prennushi, ("Gjeth e Lule" – fq. 147-151)