Dom Ndue Bytyqi: Mundimet e Jezù Krishtit e vaji i Zojës së Bekueme
Mundimet e Jezù Krishtit e vaji i Zojës së Bekueme O ju priften, pse po
rrini, Shka po bani, ju meshtarë ! Të piskatni n’ t’ idhta ankime, Se i drejti
shkon i lidhun Me lan jeten nder mundime.
Lenie kangen, ta ketë loti Ma
shlirë udhen, zhgrehniu n’vaj, Pse per ne po shkon vetë Zoti Per therore, pa
farë faj. Asht arsyeja mkati ynë, Veç dashtnije, aj tjeter s’ka, Qi me dekun
n’Krygjë po e shtyn, Te lirë neve me na ba... Dom Ndue Bytyqi