(18.04.2011 RV)Java e Madhe filloi edhe për besimtarët shqiptarë, kudo që ndodhen.
Me përshpirtëri të thellë e përkushtim të madh, të gjithë morën pjesë në Meshën e
të Dielës së Larit dhe po përgatiten për pritjen e Pashkëve me lutje e rrëfime. Udhëtimi
ynë në mesin e tyre fillon nga kryedioqeza e Shkodrës, për të kaluar në dioqezën e
Sapës e në kishën e emigrantëve shqiptarë në Romë. Por të dëgjojmë fillimisht Jolanda
Babën nga Shkodra